Follow us:

Zhvillimi i Integruar i produkteve lokale

Qëllimi kryesor i projektit
Projekti “Zhvillimi i Integruar i produkteve locale financohet nga bashkëpunimi Gjerman GIZ në kuadër të
Programit Zhvillimi I Qëndrueshëm Rural. Ky projekt synon të promovojë vlerat turistike të prodhuesve
lokalë, artizanëve dhe zejtarëve, si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre nëpërmjet ofrimit të trajnimeve me
fokus zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe përmirësimin e aftësive të biznesit.

Vendodhja e realizimit të projektit
Ky projekt do të realizohet në;
– Bashkinë Pukë,
– Bashkinë Kukës,
-Bashkinë Selenicë,
-Bashkinë Himarë dhe
– Bashkinë Mat

Grupi i synuar
Grupi i synuar i përfshirë në këtë projekt përbëhet nga prodhuesit lokal, artizanët dhe zejtarët që jetojnë
në zonat e përzgjedhura. Fokus I veçantë do t’i atribuohet grave, të rinjve të papunë si edhe migrantëve
të kthyer që I përkasin grupmoshës nën 40 vjeç, në mënyrë që të rritin shanset e tyre për të qenë më
aktivë ekonomikisht.

Objektivat e projektit:
❖ T’u mundësojë prodhuesve lokal, zejatrëve dhe artizanëve të promovojnë produktet e tyre lokale
në mënyrë që të rriten sa më shumë të ardhurat nga shitjet e këtyre produkteve.
❖ Organizimi i aktiviteteve me pjesëmarrjen e operatorëve turistikë dhe aktorëve të tjerë të
përfshirë si dhe banorët nga rajonet e përzgjedhura me qëllim të zhvillimit të njohurive, aftësive
dhe kualifikimeve në prodhimin, shpërndarjen e metodave dhe zhvillimin e planeve të
marketingut për të promovuar produktet tradicionale lokale.
❖ Rritja e vizibilitetit të grupeve të synuara nëpërmjet zhvillimit të një katalogu ku do të përmblidhen
të gjitha poduktet lokale në të 5 zonat e përzgjedhura dhe realizimit të një video promovuese ku
do të përmblidhen shkurtimisht të gjitha aktivitetet e realizuara në kuadër të projektit.
Aktivitetet që do të realizohen në kuadër të projektit “Zhvillimi I Integruar I produkteve lokale”:
❖ Organizimi i trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të target grupeve të synuara.
Ky aktivitet përfshin:
– Identifikimin e target grupeve të synuara dhe aktorëve të tjerë të lidhur;
– Hartimin e kurrikulave të trajnimit me fokus zhvillimin e njohurive mbi tregun lokal,
aftësitë per biznes, standardizimin e produkteve dhe promovimin turistik.
❖ Organizimi i panaireve të tregut rajonal në tre nga zonat e përzgjedhura ku ndërhyrja do të ketë
efekt. Realizimi I panairëve Rajonalë do të ketë një ndikim të rëndësishëm në kryerjen e
veprimtarisë së përditshme të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si në aspektin e gjenerimit
të të ardhurave ashtu dhe në rritjen e numrit të konsumatorëve nga komunitetet përtej kufijve.
Panairi i tregut do t’u japë pjesëmarrësve mundësinë për të eksploruar më mirë tregun dhe për
të vëzhguar tendencat, duke shkëmbyer përvoja, mbledhur informacion mbi produktet dhe risitë
në industri dhe konkurrentët.
❖ Organizimi i workshopeve në secilën prej zonave të zgjedhura me pjesëmarrjen kryesisht të
prodhuesve lokal, zejtarëve dhe artizanëve, por edhe të aktorëve të tjerë të lidhur përfshirë
shpërndarësit, operatorë turistik. Realizimi I Workshopeve do të kërkojë angazhim në lidhje me
– Identifikimin e aktorëve;
– Identifikimin e përfaqësuesve nga grupi i synuar për të prezantuar përvojën e tyre dhe për t’u
ndarë me përfaqësuesit e tjerë të përfshirë;
– prezantimi I raporteve me gjetjet dhe rekomandimet e nxjerra nga trajnimet;
– Krijimi I rrjetit të bashkëveprimit midis ofruesve të shërbimeve dhe operatorëve turistikë.
❖ Produktet e promovimit lidhur me grupet e interest të përfshirë në realizimin e aktiviteteve
promovuese.
Zhvillimi i një katalogu ku do të përmblidhen të gjitha poduktet lokale në të 5 zonat e
përzgjedhura.
Zhvillimi I një video promovuese, jo më shumë se dy minuta, ku do të përmblidhen shkurtimisht
të gjitha aktivitetet e realizuara në kuadër të projektit.