Struktura e menaxhimit dhe stafi
1. Bordi i drejtorëve
Bordi i Drejtorëve është organi më i lartë vendimmarrës i Qendrës
2. Drejtori Ekzekutiv
Drejtori Ekzekutiv është organi më i lartë ekzekutiv i Qendrës
Përbërja e stafit me kohë të plotë
Niveli i stafit të QZHEMN aktualisht është i ulët dhe fleksibël. Aktualisht, ka katër persona të punësuar dhe që punojnë me kohë të plotë si më poshtë: Drejtori Ekzekutiv, Drejtori i Programit, oficeri i Financave dhe Administrator i Teknologjisë së Informacionit.
QZHEMN është i përgatitur të punësojë kandidatë të përshtatshëm hap pas hapi së bashku me rritjen e ngarkesës së punës
Stafi i asociuar, stafi me kohë të pjesshme dhe konsulentët
Përveç stafit me kohë të plotë, CEDIR përpiqet të identifikojë dhe tërheq profesionistë në baza ad hoc. Midis bashkëpunëtorëve të tij më të afërt CEDIR numëron të paktën 10 profesionistë, që vijnë kryesisht nga zyrat e administratës publike, universitetet dhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri.